• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Atentatori i Trampit ka kërkuar se si Osvald e ka vrarë Kenedin

Atentatori i Trampit ka kërkuar se si Osvald e ka vrarë Kenedin

Uashington, 24 korrik 2024 (MIA) - Njeriu që tentoi të vriste ish-presidentin amerikan, Donald Trmp, ka kërkuar në internet se si Li Harvi Osvald e ka vrarë ish-presidentin amerikan Xhon F. Kenedi në Dallas.

Këtë e deklaroi sot drejtori i FBI-së, Kris Urej, gjatë dëshmisë së tij para Komitetit për gjyqësor në Dhomën e përfaqësuesve të Kongresit amerikan.

Rej tha se që nga 6 korriku, Tomas Kruks "është bërë shumë i fokusuar tek presidenti Tramp dhe mitingu i tij parazgjedhor" dhe ka kërkuar në Gugëlnë "sa larg ka qenë Li Harvi Osvald nga Kenedi kur ka qëlluar për vdekje".

Drejtori i FBI-së tha se vrasësi i Tramp kishte një dron që e kishte vendosur afër tubimit rreth dy orë para se të qëlonte dhe konfirmoi se hetuesit e gjetën dronin në automjetin e Kruks, duke thënë se FBI kishte arsye të besonte se vrasësi kishte parë video të transmetuara nga droni për të vëzhguar zonën. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR