• e premte, 27 dhjetor 2024

Gërvalla: Akterë brenda BE-së punojnë për ndarjen e serbëve në Kosovë

Gërvalla: Akterë brenda BE-së punojnë për ndarjen e serbëve në Kosovë

Prishtinë, 24 korrik 2024 (MIA) - Ministrja kosovare e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, e ka konsideruar të padrejtë dhe të gabuar për integrimin e serbëve, vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për serbët që jetojnë në Kosovë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në konferencën e sotme për shtyp, Gërvalla tha se akterë brenda Bashkimit Evropian po punojnë për ndarjen e komunitetit serb në Kosovë, pasi u pyet për vendimin e KE-së që qytetarëve në Kosovë me pasaporta serbe t’iu hiqen vizat.

"Për pasaportat që nuk lëshohen nga institucione legjitime ne s’kemi hezituar dhe t’i paralajmërojmë e informojmë akterët e rëndësishëm. Ata (BE) kanë marrë një vendim që jo vetëm sipas mendimit tonë, çon në rrugë të gabuar, por bën të kuptosh se disa akterë në BE s’janë të interesuar në integrimin e pakicës serbe në Kosovë, por punojnë në ndarjen e tyre. Integrimi sa më i shpejtë i qytetarëve në struktura legale të pajisur me dokumente legale, çon në atmosferë e në hapësirë për të gjithë ata e për të gjithë ne", ka deklaruar Gërvalla.

Shefja e diplomacisë kosovare  shtoi se Kosova nuk duhet të heshtë "përpara këtyre hapave të gabueshëm dhe të mos përsëriten". ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR