• e enjte, 25 korrik 2024

Fundoset një anije në Mauritani, janë mbytur të paktën 25 migrantë

Fundoset një anije në Mauritani, janë mbytur të paktën 25 migrantë

Nuakçot, 24 korrik 2024 (MIA) - Të paktën 25 persona janë mbytur kur një varkë me emigrantë është fundosur në afërsi të kryeqytetit të Mauritanisë, Nuakçot, njoftoi sot Agjencia zyrtare e Informimit në Mauritanian (AMI).

Roja bregdetare e Mauritanisë ka shpëtuar 123 emigrantë të paligjshëm dhe ka gjetur 25 trupa pas fundosjes së një anijje pranë kryeqytetit Nuakçot.

Aksidenti ka ndodhur të hënën, ndërsa numri i mëparshëm i Organizatës Botërore për Migracionin (IOM) ishte të paktën 15 të vdekur. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR