• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kurti sulmon prokurorinë: Iu deshën 10 orë për ta marrë në pyetje Haxhiun, ndërsa 10 muaj nuk ka asnjë aktakuzë ndaj Radoiçiqit

Kurti sulmon prokurorinë: Iu deshën 10 orë për ta marrë në pyetje Haxhiun, ndërsa 10 muaj nuk ka asnjë aktakuzë ndaj Radoiçiqit

Prishtinë, 24 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kritikuar Prokurorinë speciale të Kosovës, sepse ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit i cili mori përgjegjësinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë në veri të Kosovës ku u vra rreshteri i policisë Afrim Bunjaku, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë ka deklaruar se dhjetë muaj nuk i kanë mjaftuar Prokurorisë për të ngritur aktakuzë ndaj Radoiçiqit, por nuk janë dashur as dhjetë orë për ta marrë në pyetje ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

"Sot mbushen 10 muaj nga vrasja e Afrim Bunjakut... Në Kosovë, Milan Radoiçiqi ende nuk është akuzuar. Nuk i mjaftuan 10 muaj prokurorisë sonë për të ngritur aktakuzë, por nuk i mjaftuan as 10 orë për ta marrë në pyetje ministren e Drejtësisë për një statusi të saj në Fejsbuk", ka shtuar Kurti.

Prokuroria speciale dy dite me radhë, të hënën dhe të martën ka intervistuar ministren Haxhiu, pasi përmes një postimi në rrjetin social Fejsbuk tha se arratisja e të burgosurve nga burgjet e Kosovës është lehtësuar dhe organizuar nga Serbia.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR