• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rukiqi: Mashtrim i ri nga Qeveria Kurti, Kosova është nën rritjen mesatare ekonomike prej 4 përqindëve

Rukiqi: Mashtrim i ri nga Qeveria Kurti, Kosova është nën rritjen mesatare ekonomike prej 4 përqindëve

Prishtin., 24 korrik 2024 (MIA) - Anëtari i Kryesisë së partisë opozitare të Kosovës, LDK, Berat Rukiqi ka deklaruat sot se rritja ekonomike nuk është zhvillim ekonomik, ashtu siç po pohojnë nga partia në pushtet Vetëvendosja, ku thuhet se Banka Botërore ka paraparë që Kosova do të ketë sërish zhvillimin më të madh ekonomik në rajon për vitin 2025.

Rukiqi ka bërë të ditur ka thënë se rritja ekonomike që nuk e rrit mirëqenien e qytetarëve, nuk krijon vende pune, nuk rrit investimet, nuk rrit eksportet, nuk prodhon zhvillim ekonomik.

Ai theksoi se me qeverinë Kurti, Kosova është nën mesataren prej 4 për qind të rritjes ekonomike. Kjo krahasuar me mesataren që ka pasur Kosova që pas shpalljes të pavarësisë e deri në pandemi.

“Po e ripostoj prapë këtë tabelë të datës 11 prill, ku e kemi demantuar një propagandë të partisë në pushtet, me shifrat e rritjes ekonomike.  Në 9 vite nga 11 vitët e fundit Kosova e ka rritjen ekonomike më të lartën në rajon, prandaj krekosja e Vetëvendosjes është vetëm një tentativë për mashtrim me këtë fakt. Për “ekspertët” e Vetëvendosjes një mësim bazik: Rritja ekonomike nuk është zhvillim ekonomik. Rritja ekonomike që nuk e rrit mirëqenien e qytetarëve, nuk krijon vende pune, nuk rrit investimet, nul rrit eksportet, nuk prodhon zhvillim ekonomik.  Në fakt, me këtë qeverisje, ne jemi nën mesataren 4 për qind të rritjes ekonomike, mesatare e rritjes ekonomike që e kemi pasur, në periudhë e pas shpalljes të pavarësisë e deri në pandemi”, shtoi ai.mb/

QËNDRONI TË LIDHUR