• e mërkurë, 01 prill 2026

Teherani pretendon se ka krijuar një hierarki të re ushtarake në Lindjen e Mesme

Teherani pretendon se ka krijuar një hierarki të re ushtarake në Lindjen e Mesme

 Teheran, 30 mars 2026 (MIA)  - Gjenerali Esmail Kaani, komandant i Forcës elitare "Al Kuds" në përbërjen e Gardës Revolucionare Iraniane, në një fjalim të rrallë publik përshëndeti "rendin e ri rajonal" të vendosur përmes veprimeve të grupeve të armatosura të mbështetura nga Teherani.

 Në një mesazh të ndarë në mediat sociale, Kaani theksoi se dëshira e "komandantëve martirë" është realizuar përmes krijimit të një qendre të vetme komande në frontin e rezistencës.

 Ai konkretisht  përmendi  operacionet e Hezbollahut të Libanit dhe Huthëve të Jemenit, duke theksuar se rajoni duhet të mësohet me realitetin e ri në të cilin Teherani dhe aleatët e tij luajnë një rol dominues.

 Ky është fjalimi i dytë i Kaanit që nga fillimi i ofensivës ushtarake një muaj më parë.

Edhe pse profili  i tij në rrjetin "Iks" u bllokua shpejt, mesazhi u shpërnda gjerësisht nga media shtetërore iraniane. Kaani, i cili pasoi Kasem Sulejmanin në vitin 2020, ka qenë i fshehur një kohë të gjatë, duke nxitur spekulime rreth rolit dhe vendndodhjes së tij pas zërave për vdekjen e tij vitin e kaluar.

 Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR