Katërmbëdhjetë të lënduar në sulmet me raketa ndaj Izraelit
- Katërmbëdhjetë persona janë lënduar në Izrael, prej të cilëve dhe dy fëmijë, në sulmet e fundit me raketa iraniane ndaj vendit, kumtuan shërbimet izraelite të shpëtimit.
- Post By Ramize Qamili
- 10:21, 1 prill, 2026
Jerusalem, 1 prill 2026 (MIA) - Katërmbëdhjetë persona janë lënduar në Izrael, prej të cilëve dhe dy fëmijë, në sulmet e fundit me raketa iraniane ndaj vendit, kumtuan shërbimet izraelite të shpëtimit.
Organizata "Magen David Adom", që është ekuivalenti izraelit i Kryqit të Kuq, kumtoi se midis të plagosurve ishte një vajzë 11-vjeçare me lëndime serioze nga shrapnela në gjymtyrë, një grua 36-vjeçare dhe një djalë 13-vjeçar me lëndime nga shrapnela. 11 personat e mbetur shpëtuan me lëndime të lehta.
Policia izraelite kumtoi se u raportuan "detonime shpërthyese" në rajonin e Tel Avivit dhe në pjesët qendrore të vendit.
Herët në mëngjes, në periudhën prej orës 6:20 dhe 9:00 sipas orës lokale, armata izraelite regjistroi tre raketa iraniane të drejtuara drejt Izraelit, si dhe një raketë të lëshuar nga territori i Jemenit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s