• e mërkurë, 01 prill 2026

Lagard: Pasojat nga lufta me Iranin do të jenë afatgjata

Lagard: Pasojat nga lufta me Iranin do të jenë afatgjata

Frankfurt, 1 prill 2026 (MIA) – Kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Kristin Lagard, e kritikoi pohimin e ministrit amerikan të Financave, Skot Besent, se pasojat ekonomike nga lufta me Iranin do të ishin afatshkurta, informon Blumberg, duke iu referuar burimeve. 

Ajo gjatë video – thirrjes pas dyerve të mbyllura me guvernatorët e bankave qendrore, ministrave të Financave dhe ministrave të energjetikës së G7, ka theksuar se pasojat do të ndjehen një kohë të gjatë “sepse aq shumë tashmë është shkatërruar”, thanë burimet. 

Besent insistoi në atë se kriza në tregun e naftës e shkaktuar nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit është e përkohshme, duke thënë se tregu i naftës është furnizuar mirë dhe se ngushtica ndërmjet Iranit dhe vendeve të tjera të Gjirit do të duhej përsëri të hapej në kohën e duhur. 

Lagardi paraprakisht theksoi se BQE parasheh se inflacioni do të arrijë kulmin prej 6,3 për qind, që është parashikim i bazuar në shkeljet akute në furnizimin me energji të cilat do të zgjasin deri në fund të vitit 2026 dhe në shkatërrimin e dukshëm të mëtutjeshëm të infrastrukturës. 

“Po përballemi me goditje të vërtetë, kjo sipas gjitha gjasave është mbi atë që mund ta mendojmë në këtë moment”, tha Lagard në intervistë për “Ekonomist”. 

Kur bëhet fjalë për nxjerrjen e naftës, rafinimin dhe shpërndarjen, ajo paralajmëroi se “tashmë është dëmtuar shumë dhe nuk ka mënyrë që kjo të rinovohet për disa muaj”.

Vendet e G7 njoftuan se janë të gatshme t’i ndërmarrin “të gjitha masat e nevojshme” që ta “ruajnë qëndrueshmërinë dhe sigurinë në tregun energjetik”. Blumberg thekson se mosmarrëveshjet i reflektojnë tensionet e rritura ndërmjet SHBA-së dhe Evropës në kushte të rritjes së çmimeve të energjisë dhe rreziqeve për logjistikë. Sipas agjencisë, inflacioni në eurozonë në mars u përshpejtua me tempo më të shpejtë nga viti 2022. 

Në kumtesën pas video – thirrjes, pjesëmarrësit në G7 shprehën gatishmëri që t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që ta ruajnë qëndrueshmërinë dhe sigurinë e tregut energjetik, ndërsa gjithashtu e theksuan rëndësinë e aksionit të koordinuar për zbutjen e pasojave nga lufta në Gjirin dhe mbrojtje të qëndrueshmërisë globale ekonomike, thekson agjencia. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR