• e mërkurë, 01 prill 2026

Kallasi nga BE-ja bëri thirrje për veprime të përbashkëta kundër flotës ruse

Kallasi nga BE-ja bëri thirrje për veprime të përbashkëta kundër flotës ruse

Berlin, 1 prill 2026 (MIA) - Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaia Kallas, ka bërë thirrje për një rritje të ndjeshme të presionit ekonomik mbi Rusinë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë. 

Në një intervistë për servisin gjerman radiodifuziv publik ARD dje, Kallas tha se nevojiten veprime kundër të ashtuquajturës flotë në hije të Rusisë, të cilën Moska e përdor për të eksportuar dhe shpërndarë naftë, me çka duke gjeneruar kështu të ardhura për luftën.

Ajo tha se aleatët perëndimorë duhet të jenë krijues dhe të koordinohen ngushtë, duke argumentuar se sanksionet do të kishin një ndikim më të madh nëse Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja, Evropa dhe partnerët e tjerë të Grupit të Shtatë (G7) do të vendosnin të njëjtat masa.

Fokusi tani është në rritjen e presionit ndaj Rusisë për t'i dhënë fund luftës, tha ajo, duke shtuar se ekonomia ruse nuk po ecën mirë.

Flota në hije e Rusisë i referohet anijeve cisternë dhe anijeve të mallrave që Moska përdor për të anashkaluar sanksionet, për shembull në transportimin e naftës. Bashkimi Evropian ka paralajmëruar prej kohësh se anijet në flotën në hije mund të përdoren gjithashtu si platforma për të lëshuar dronë për sulme shkatërruese ose spiunazh.

E pyetur nëse lufta në Iran kishte çuar në devijimin e armëve të financuara nga Evropa të destinuara për Ukrainën në Lindjen e Mesme, Kallas tha se e kishte pyetur NATO-n në lidhje me thashethemet. Ajo tha se i ishte thënë se nuk ishte kështu dhe se armët po vazhdonin të shkonin në Ukrainë siç është planifikuar.  rq/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR