• e mërkurë, 01 prill 2026

Të paktën 11 emigrantë humbën jetën, ndërsa 21 janë shpëtuar pasi një varkë u fundos në afërsi të Bodrumit

Të paktën 11 emigrantë humbën jetën, ndërsa 21 janë shpëtuar pasi një varkë u fundos në afërsi të Bodrumit

Ankara, 1 prill 2026 (MIA) – Të paktën 11 emigrantë humbën jetën, ndërsa 21 të tjerë u shpëtuan pasi një varkë u fundos sot në mëngjes në ujërat e Detit Egje në afërsi të qytetit turistik turk Bodrum, njoftoi gazeta “Jeni Shafak”, duke iu referuar një kumtese nga roja bregdetare turke. 

Sipas kumtesës, roja bregdetare herët në mëngjes ka marrë sinjal për fundosje të varkës me emigrantë e vendosur në zonën e qytetit Jalikavak në afërsi të Bodrumit, ndërsa shërbimet dhe helikopteri menjëherë ishin dërguar në vendin e ngjarjes. 

Gjatë kohës së operacioneve për kërkim dhe shpëtim të cilat i zbatoi roja bregdetare në zonë, deri më tani janë gjetur trupat e 11 personave, ndërsa edhe 21 persona janë nxjerrë të palënduar, shtohet në kumtesë. 

Operacionet në zonë për momentin po vijojnë. fc/

Foto: Arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR