Takim i ministrit Durmishi me ambasadorin e Kosovës
- - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot u takua me ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja, me të cilin ishin shkëmbyer mendimet për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal.
- Post By Fitore Curri
- 16:05, 4 korrik, 2024
Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot u takua me ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja, me të cilin ishin shkëmbyer mendimet për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal.
Siç bëri të ditur Ministria e Ekonomisë, ministri Durmishi ka shprehur pritje se trendi pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike me Kosovën, si partneri ynë i rëndësishëm tregtar, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ambasadori Qehaja, siç bëhet e ditur në kumtesë, e ka uruar Qeverinë e re dhe ministrin Durmishi për marrjen e funksionit ministër i Ekonomisë dhe Punës. fc/
Fotografia: Ministria e Ekonomisë