• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kostadinovski: Reformat e paralajmëruara në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e PP-së duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Kostadinovski: Reformat e paralajmëruara në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e PP-së duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Qeveria dhe Kuvendi kanë të drejtë legjitime dhe autorizim kushtetues nëse shohin lëshime të fillojnë ndryshimet dhe plotësimet e disa zgjidhjeve ligjore, thotë kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski lidhur me reformat e paralajmëruara në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorëve Publikë dhe rekomandon se "me rëndësi të jashtëzakonshme për shtetin ligjor është çfarëdo lloj zgjidhje ligjore të jetë në përputhje me Kushtetutën".

"Kushtet janë përgjithësisht të njohura. Pika e nisjes është perceptimi i keq i qytetarëve, gjegjësisht mosbesimi në sistemin e drejtësisë. Është plotësisht legjitime që organet që kanë autoritet kushtetues dhe kompetencë kushtetuese, si Qeveria, Kuvendi, t'i normojnë marrëdhëniet shoqërore apo marrëdhëniet shoqërore tashmë të normalizuara, nëse shohin dobësi, t'u qasen ndryshimeve dhe plotësimeve të disa zgjidhjeve ligjore. Është e drejtë legjitime dhe kushtetuese e atyre autoriteteve", deklaroi Kostadinovski në një emision në RTM.

I pyetur për qëndrimin e tij për propozimin për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë, Kostadinovski, theksoi se nuk është komptencë e Gjykatës Kushtetuese që ta vlerësojë përshtatshmërinë e qëllimit të tyre, nëse kjo është në përputhje me Kushtetutën. 

"Është kompetencë jonë që ajo që do të normohet, nëse vlerësojnë nëse në këtë fushë apo në ndonjë fushë tjetër ka nevojë për ndryshime dhe ndryshimet të jenë në përputhje me Kushtetutën. Detyra kryesore e çdo qytetari dhe çdo institucioni në këtë vend është respektimi i Kushtetutës. Kjo vlen për mua, vlen për ju, për Qeverinë dhe Kuvendin. Me rëndësi të madhe për shtetin ligjor është çdo zgjidhje ligjore të jetë në përputhje me Kushtetutën", deklaroi Kostadinovski.

Kostadinovski në emision në RTM, së pari herë pasi është kryetar i Gjykatës Kushtetuese, paralajmëroi se ruajtje të lëndëve nuk do të ketë, dhe porositi se në mbledhje me kolegët tashmë i ka njoftuar se kërkon që nga shtatori për ato lëndë të vendoset. 

Lidhur me Ligjin për Marrëdhënie Obligative dhe miratimin e dy vendimeve të ndryshme në periudhë prej gjashtë muajve, Kostadinovski, thotë se ka dallim të madh në punën e gjyqësorit të rregullt dhe në gjyqësorin kushtetues dhe se "nuk ka asgjë kontestuese nëse gjykata e ndryshon vendimin". 

Sipas Kostadinovskit, qytetarët meritojnë ta dinë se cilët janë gjykatësit kushtetues dhe si debatojnë dhe vendosin, dhe paralajmëroi se shumë shpejtë një nga prioritetet e tij, që është ndjekja e seancave në Gjykatën Kushtetuese drejtpërdrejt, do të realizohet. 

"Jam i bindur se hapja dhe transparenca do të ndikojë pozitivisht në kthimin e besimit të qytetarëve tek gjyqësori. Më lejoni t'ju kujtoj se Gjykata Kushtetuese është në krye të piramidës ligjore në vend", deklaroi Kostadinovski. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR