• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takim Mucunski - Ludva: Marrëdhëniet mes të dy vendeve karakterizohen me bashkëpunim të zhvilluar në shumë sfera

Takim Mucunski - Ludva: Marrëdhëniet mes të dy vendeve karakterizohen me bashkëpunim të zhvilluar në shumë sfera

Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës Çeke, Jarosllav Ludva, në të cilin siç bëri të ditur MPJ, ishte theksuar kënaqësia e ndërsjellë nga shënimi i 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes të dyja vendeve, të cilat, karakterizohen me bashkëpunim të zhvilluar në shumë sfera dhe dialog të hapur dhe të thelluar për të gjitha çështjet kyçe për të dyja vendet. 

"Ministri Mucunski u falënderua për mbështetjen e fuqishme çeke për procesin e integrimit të vendit tonë në BE, veçanërisht të theksuar edhe përmes Grupit të Vishegradit dhe Grupit të Miqësisë së Zgjerimit, si dhe përmes të a.q. Formati i Sllavkovit. Gjatë kësaj, e potencoi përcaktimin e fuqishëm të qeverisë së re për përshpejtimin e procesit të integrimeve evropiane dhe zbatimin e reformave kyçe", thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Ministri ka shprehur interesim për shfrytëzimin e potencialit për zhvilimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit mes të dy shteteve në shumë sfera, në mesin e të cilëve edhe në sektorin energjetik dhe bujqësi. Gjatë kësaj, duke shprehur kënaqësi nga rritja e shkëmbimit tregtar gjatë viteve të kaluara, Mucunski e theksoi rëndësinë e fokusit të mëtutjeshëm në avancimin e lidhjeve të biznesit, që do të jetë në mesin e prioriteteve të Ministrisë gjatë periudhës së ardhshme. fc/

Fotografia: MPJ 

 
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR