• e martë, 24 dhjetor 2024

Siljanoska Davkova: Ne e trajtuam me shumë përgjegjësi Marrëveshjen e Prespës, por nuk jam e sigurt për Greqinë

Siljanoska Davkova: Ne e trajtuam me shumë përgjegjësi Marrëveshjen e Prespës, por nuk jam e sigurt për Greqinë

Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Kërkoj mirëkuptim. E kemi Marrëveshjen e Prespës. Kushtetuta u ndryshua, kemi ndryshuar dokumentet si për jashtë ashtu edhe për brenda, madje kemi ndryshuar edhe pucetat, por kur në Marrëveshjen ka dy palë, pala tjetër duhet të tregojë edhe bashkëpunim. Litari ka dy skaje dhe zakonisht tërhiqet nga dy persona. Ne mendojmë se ndaj Marrëveshjes së Prespës sillemi me shumë përgjegjësi, i realizuam detyrimet tona edhe para se të skadonin afatet, por nuk jam e sigurt se Greqia e bëri këtë, atje do të shihni "Skopia", "firom", por jo edhe Maqedoninë e Veriut, tha sonte Presidentja Gordana Siljanoska Davkova.

Në pjesëmarrjen e saj në “Vetëm intervistë”, ajo përkujtoi se ajo që tha Kocijasi qëndron - Greqia kishte detyrim të veçantë për të përkujtuar BE-në, ata në Këshillin dhe Komisionin, se duhet të hapnim kapituj për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, sepse me të lidhëm Marrëveshjen.

Ajo shtoi edhe se Greqia ose BE-ja duhet të këshillojnë Bullgarinë, sepse pretendohet se nuk ka negociata për historinë, kulturën, trashëgiminë dhe gjuhën, e ne, siç tha ai, jemi duke e bërë pikërisht atë në komisionet e historisë.

Lidhur me faktin se në betimin për kreun e shtetit nuk e tha Maqedonia e Veriut, Siljanoska Davkova theksoi se ajo nuk ka bëri inaet, e as që ka dashur të nevrikosë dikë, por është sjellë në mënyrë sokratike. Përkujtoi edhe se në Kodin zgjedhor emri nuk ka ndryshuar, e nëse ambasadorja greke e ka braktisur inaugurimin, nuk ka vënë re, sepse, siç theksoi, ka qenë e preokupuar me aktin dhe nuk ka menduar fare se kush ka qenë në galeri.

"Emri është shenja më e madhe e identitetit dhe kjo doli nga unë. Unë e di se çfarë është e drejta, por kur këndohet një himn, njerëzit qajnë, mbajnë duart në zemër. Emri është diçka e ngjashme. Nuk e kuptoj se si disa nuk e kuptojnë se disa gjëra nuk mund të jenë racionale, ka një lidhje të pazgjidhshme midis zemrës dhe mendjes dhe unë e shqiptoj këtë. Nuk dua të nevrikos askënd, kjo është pjesë e habitusit tim. Nëse për 60 vjet ka qenë gjithmonë Republika e Maqedonisë, kjo është ajo, jo se jam duke inat , u solla në mënyrë sokratike. Në Kodin zgjedhor, emri nuk është ndryshuar, aty shkruan Republika e Maqedonisë. Betimi është përmendur saktë aty, emri është Republika e Maqedonisë. Doja të tregoj se mbiemri është mbiemër, e se ajo që është thelbësore është Maqedonia. Doja t'i përmbahesha Marrëveshjes së Prespës, neni 7, paragrafi 3 i së cilës sqaron se kur mund të përdoret emri Maqedoni, e atëherë është logjik edhe mbiemri. Ndoshta për këtë ka kontribuar fakti se kryeparlamentari për më pak se disa minuta ka përdorur shprehjen Veriu 25 herë. Nuk më është e qartë kjo logjikë, tha Siljanoska Davkova, duke bërë të ditur se në shumë vende betimet janë shkruar duke përdorur fjalën “republikë”, si në Francë, dhe jo emrin e shtetit.

Presidentja edhe një herë tha se nuk e shkelë Marrëveshjen e Prespës.

"Këto ditë dëgjoj se duhet të respektohen dy marrëveshjet, nuk e shkel Marrëveshjen e Prespës, në të shkruan se duhet të ndryshojmë dokumentet, por edhe pas hapjes së kapitullit të parë dhe kapitujve të tjerë. Kush hap kapitull, kush vendos për të? BE-ja. A e tha dikush këtë? Greqia duhej ta thotë këtë. Jo vetëm që nuk hapëm kapitull, por tani duhet të ndryshojmë Kushtetutën në mënyrë që të fillojmë bisedime. Në asnjë nen në Marrëveshjen me Bullgarinë nuk shkruan se duhet të ndryshojmë Kushtetutën. I thashë Makronit se ai ka tezë të jashtëzakonshme filozofike për BE-në, por filozofia nuk mund të jetë pa parime dhe vlera. BE-ja në vetë marrëveshjet ka parashikuar sanksione nëse ndonjë anëtare i shkel vlerat dhe parimet themelore. Pa vlera themelore, nuk ka BE si filozofi të demokracisë", nënvizoi Siljanoska Davkova.

Ajo është decide se ajo dhe kryeministri Hristijan Mickoski nuk e interpretojnë ndryshe Marrëveshjen e Prespës.

Në Zvicër, në takimin me Micotakisin, ajo ka thënë se priste që të dy vendet të silleshin në mënyrë të mirë fqinjësore, e deklarata e Nimicit se duhet të jemi krenarë për emrin e ri, i ka krijuar konfuzion.

"Nimici më krijoi konfuzion me deklaratën. T'i thoni dikujt të jetë krenar për emrin që ai nuk e ka zgjedhur vetë, sepse referendumi nuk ishte i suksesshëm, mendoj se është joetike", theksoi Siljanoska Davkova.

E pyetur nëse nuk do ta thotë emrin Maqedonia e Veriut në pesë vitet e ardhshme, Siljanoska Davkova theksoi: "Të gjithë e dini që unë jam presidente e këtij shteti, i cili në Kushtetutë quhet kështu, pse duhet ta përsëris këtë?" Vallë kolegët tanë grekë thonë vazhdimisht Republika Helene? Jo. I respektoj marrëveshjet. . Nuk është e vërtetë që i shkelim, por dikush tjetër i shkel, përfundoi Siljanoska Davkova.

QËNDRONI TË LIDHUR