• e shtunë, 23 nëntor 2024

PDSH mbajti mbledhjen e Kuvendit Qendror

PDSH mbajti mbledhjen e Kuvendit Qendror

Tetovë, 4 korrik 2024

Partia Demokratike Shqiptare sot në Tetovë e mbajti mbledhjen e Kuvendit Qendror, ku u diskutua situata aktuale politike në vend dhe me vota unanime nga të gjithë kuvendarët e pranishëm u sollën këto konkluza:

1. Edhe pse me epilogun e zgjedhjeve parlamentare u delegjitimua vullneti politik i shqiptareve në RMV, u nënçmua përfaqësimi në pushtetin ekzekutiv si asnjëherë më parë dhe me këtë u vu në pikëpyetje organizimi politik i shqiptarëve në këtë shtet, PDSh-ja aktivitetin e mëtutjeshëm politik do ta zhvillojë si opozitë konstruktive, në mënyrë që të vazhdojë të përkujdeset për interesat strategjike kombëtare.

2. Duke u nisur nga zhvillimet e fundit dhe nga situata e rëndë politike në vend, mendojmë se Fronti Evropian mbetet i vetmi koalicion shqiptar legjitim - mbrojtës i interesave dhe i të drejtave të shqiptarëve, andaj PDSH si partia më e vjeter, e dëshmuar për avancimin e pozitës dhe të të drejtave të shqiptarëve, do të vazhdojë bashkëpunimin me Frontin Evropian.

3. Të gjithë treguesit relevantë për ardhmërinë politike të vendit, flasin se situata lidhur me rrugën eurointegruese është e rëndë, prandaj PDSH do të ndjek zhvillimet me shumë kujdes.

Sekretariati për informim
Partia Demokratike Shqiptare

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR