• e martë, 24 dhjetor 2024

Takim i ministrit Misajllovski me ambasadoren e Greqisë, Filipidu

Takim i ministrit Misajllovski me ambasadoren e Greqisë, Filipidu

Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski pasdite në Ministrinë e Mbrojtjes realizoi takim me ambasadoren e Greqisë, Sofija Filipidu dhe atashen e mbrojtjes, kolonelin Konstantinos Samaras.

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në takim, ministri Misajllovski ka theksuar se do të angazhohet për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në mbrojtje me Greqinë, si aleat i ynë në NATO dhe fqinj, me të cilin, siç tha, kemi vizion të përbashkët për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe Aleancës. bsh/

Foto: Ministria e Mbrojtjes

QËNDRONI TË LIDHUR