• e shtunë, 06 korrik 2024

Sunaku e dorëzoi dorëheqjen te mbreti Çarls

Sunaku e dorëzoi dorëheqjen  te mbreti Çarls

 Londër, 5 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri britanik Rishi Sunak u largua nga Pallati Bakingemit, ku zyrtarisht i dorëzoi dorëheqjen mbretit Çarls, pas humbjes së Partisë së tij Konservatore në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

 Ai paralajmëroi se do të largohet edhe nga pozicioni i liderit në Partinë Konservatore.

 Kryeministri britanik në largim foli për herë të fundit nga Dauning Strit, ku theksoi se detyra më e rëndësishme gjatë mandatit të tij ishte ta kthejë stabilitetin e ekonomisë.

 Ai shtoi se Britania tani është më e fortë se më parë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR