• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MPJ e Ukrainës: Vizita e Orbanit në Moskë nuk ishte e koordinuar me Ukrainën

MPJ e Ukrainës: Vizita e Orbanit në Moskë nuk ishte e koordinuar me Ukrainën

Kiev, 5  korrik 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës kumtoi se vizita e Orbanit në Moskë, e cila pasoi pas udhëtimit të tij në Kiev në fillim të kësaj jave, nuk ishte e koordinuar me Ukrainën.

"Rikujtojmë se për vendin tonë parimi 'nuk ka marrëveshje për Ukrainën pa Ukrainën' mbetet i palëkundur dhe u bëjmë thirrje të gjitha vendeve ta respektojnë me përpikëri", thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Kievi e sheh planin e tij paqesor prej 10 pikash dhe samitin ndërkombëtar të bazuar në të, si rrugën e vetme realiste për t'i dhënë fund luftës më shumë se dyvjeçare me Rusinë. rq/bsh/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR