• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Presidenti Begaj e caktoi 4 gushtin për zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të Himarës

Presidenti Begaj e caktoi 4 gushtin për zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të Himarës

Tiranë, 5 korrik 2024 (MIA) -Kryetar të ri të qytetit bregdetar shqiptar Himara, banorët do të zgjedhin më 4 gusht. 

Një dekret për këtë është nënshkruar pasditen e sotme nga kreu i shtetit, Bajram Begaj, ekspres pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për heqjen e mandatit të kryetarit Fredi Belerit, pasi nga ai qeveria kërkoi caktimin e datës së zgjedhjeve. 

Në dekretin, ndër të tjera qëndron se presidenti Begaj e ka nënshkruar dekretin pasi më parë ka telefonuar kryetarin e KQZ-së, Ilirian Celibashi, që të informohet për “kapacitetet dhe komoditetin e komisionit për zhvillimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat janë në kuadër të kodir zgjedhor".

Beleri (52) në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, të mbajtura më 14 maj, u rizgjodh kryebashkiak i Himarës, një qytet i banuar kryesisht nga anëtarë të minoritetit grek, Dy ditë para zgjedhjeve ai u arrestua me akuzën se kishte ofruar 40 mijë lekë (në atë kohë 360 euro) për të blerë tetë vota, pasi ishte në paraburgim, për të cilën edhe nuk bëri betimin.

Gjykata e Posaçme e Apelit më datën 25 të muajit të kaluar ia konfirmoi dënimin me burg prej dy viteve. ls/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR