• e martë, 24 dhjetor 2024

Dejvid Lami emërohet ministër i ri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe

Dejvid Lami emërohet ministër i ri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe

Londër, 5 korik 2024 (MIA) - Kryeministri i ri britanik Kir Starmer sot e ka emëruar Dejvid Lamin ministër të Punëve të Jashtme të vendit, Xhon Hilin ministër të Mbrojtjes, ndërsa Ivet Kuperin ministër të Punëve të Brendshme, publikuan mediat britanike dhe amerikane.

Lami dhe Hili thanë se do ta vazhdojnë mbështetjen e vendit për Ukrainën në konfliktin me Rusinë dhe se do të angazhohen për armëpushim në Rripin e Gazës.

Rejçel Rivs u emërua për kancelare të financave në qeverinë e re laburiste – gruaja e parë që mban këtë post. Ish ekonomisti i Bankës së Anglisë do të duhet të përmbushë premtimin e partisë se do të arrijë rritje ekonomike dhe do të rrisë investimet në shërbimet publike, duke trajtuar në të njëjtën kohë problemin masiv me borxhin e vendit.

Kir Starmer drejton qeveri me prani më të madhe të grave, si asjnëherë më parë, pas fitores vendimtare të Partisë së tij Laburiste në zgjedhjet e përgjithshme në Britani dje, njofton BTA. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR