• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Darmanen: Franca parandaloi dy komplote për sulm terrorist në LO

Darmanen: Franca parandaloi dy komplote për sulm terrorist në LO

Uashington, 5 korrik 2024 (MIA) - Forcat franceze të sigurisë parandaluan dy komplote të ndara të sulmeve terroriste gjatë Lojërave Olimpike, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Zherald Darmanen.

Sipas tij, policia ka bërë "disa arrestime" në dy operacione të veçanta.

"Kjo nuk u publikuar në ditët e kaluara për shkak të fushatës zgjedhore, por ne kemi arrestuar persona, për të cilët dyshojmë se po planifikonin sulme terroriste", tha Darmanen në intervistë për kanalin francez të lajmeve BFM TV.

Ministri shtoi se kërcënimi terrorist në Francë ende është i lartë.

Franca është në nivelin më të lartë të alarmit terrorist që nga marsi, pas sulmit në sallën moskovite të koncerteve "Krokus", në të cilën humbën jetën 145 persona, ndërsa përgjegjsinë për sulmin e ka ndërmarrë SHI-ja. rq/bsh/

Foto: EPA

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR