• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shtatë palestinezë u vranë në një bastisje izraelite në Bregun Perëndimor

Shtatë palestinezë u vranë në një bastisje izraelite në Bregun Perëndimor

Ramallah, 5 korrik 2024 (MIA) - Shtatë palestinezë janë vrarë sot në një sulm të ushtrisë izraelite në qytetin Xhenin në Bregun Perëndimor të okupuar.

Ushtria izraelite kumtoi se forcat e saj kanë rrethuar një ndërtesë ku ekstremistët ishin barrikaduar dhe se aeroplanët izraelitë kanë goditur objektivat në zonë. 

Mediat palestineze raportuan se automjete ushtarake rrethuan një shtëpi në kampin e refugjatëve Xhenin dhe se palestinezëve brenda iu kërkua të dorëzoheshin.

Në bastisje janë përdoruar raketahedhës dhe një dron që goditi shtëpinë.

Raportet e mëparshme theksuan se pesë palestinezë u vranë, por numri i të vdekurve u rrit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR