Studim për kushtet higjienike, infrastrukturore dhe të sigurisë në shkollat fillore të Komunës së Çairit
Shkup, 21 shkurt 2026
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të nderuar qytetarë,
Sekretariati për Arsim dhe Shkencë pranë BDI – Çair ka thirrur këtë
konferencë për shtyp për të paraqitur publikisht gjetjet e një studimi
empirik mbi kushtet higjienike, infrastrukturore dhe të sigurisë në
shkollat fillore të komunës së Çairit.
Bazuar në përgjigjet e mbi 200 prindërve, studimi ofron indikatorë të
qartë mbi shqetësimet e tyre dhe evidenton mangësi strukturore që
kërkojnë reagim urgjent institucional.
Rezultatet e studimit tregojnë se:
(SIGURIA)
Më shumë se gjysma e prindërve nuk e ndjejnë të sigurt qëndrimin e
fëmijëve të tyre në shkollë, ndërsa vetëm 9% deklarojnë se ndihen të
sigurt.
(KUSHTET FIZIKE)
85% e qytetarëve i konsiderojnë ambientet shkollore pak ose aspak të
sigurta, me:
• hyrje dhe dalje të pakontrolluar të njerëzve dhe makinave
• oborre të pasigurta
• pajisje të dëmtuara dhe
• mungesë ndriçimi
(SIGURIA JASHTË SHKOLLËS)
90% e qytetarëve nuk i ndjejnë fëmijët të sigurt gjatë vajtjes dhe
ardhjes në shkollë, për shkak të mungesës së:
• trotuareve
• vendkalimeve për këmbësorë dhe
• sinjalizimit rrugor adekuat
(HIGJIENA)
Nga ana tjetër, rreth 70% e të anketuarve evlerësojnë higjienën në
shkolla si të dobët ose shumë të dobët, ndërsa tre në katër persona
deklarojnë se mjetet bazë higjienike mungojnë shpesh ose nuk ka fare.
(MIRËQENIA DHE ZHVILLIMI)
Po ashtu, shumica e të anketuarve raportojnë:
• mungesë hapësirash për aktivitet fizik
• kushte të parehatshme infrastrukturore dhe
• mbështetje të pamjaftueshme psikologjike për nxënësit
Nga pikëpamja normative dhe institucionale, garantimi i kushteve të
sigurta, higjienike dhe funksionale në arsimin fillor, përbën detyrim të
qartë të autoriteteve kompetente.
Komuna, në cilësinë e themeluesit të shkollave fillore, ka përgjegjësi
të drejtpërdrejtë për sigurimin e kushteve hapësinore, teknike dhe të
sigurisë për realizimin e procesit edukativo-arsimor.
Njëkohësisht, organet inspektuese shtetërore kanë detyrimin ligjor të
mbikëqyrin zbatimin e standardeve të përcaktuara dhe të ndërhyjnë në
rast konstatimi të mangësive.
Në këtë kontekst, Sekretariati për Arsim dhe Shkencëpranë BDI - Çair ka
dorëzuar parashtresë zyrtare tek institucionet kompetente dhe relevante
me kërkesë për:
• Realizimin e mbikëqyrjes së jashtëzakonshme inspektuese;
• Konstatimin
formal të gjendjes faktike;
• Ndërmarrjen e masave korrigjuese në
përputhje me kompetencat ligjore;
• Hartimin e një plani të strukturuar
veprimi me afate të përcaktuara; dhe
• Informim transparent të publikut
lidhur me ndërhyrjet e realizuara.
Siguria dhe mirëqenia e nxënësve nuk përbëjnë vetëm çështje
menaxheriale, por standard themelor të funksionimit institucional në
arsim.
Çdo mangësi në këtë drejtim ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e procesit
arsimor, në zhvillimin psiko-fizik të fëmijëve dhe në besimin publik
ndaj institucioneve.
Prandaj, presim që institucionet përkatëse të veprojnë në mënyrë të
koordinuar dhe në përputhje me obligimet e tyre ligjore.
Faleminderit
_________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.