• e hënë, 23 shkurt 2026

Pa rrymë sot një pjesë e Karposhit, Kisella Vodës dhe Butelit

Pa rrymë sot një pjesë e Karposhit, Kisella Vodës dhe Butelit

Shkup, 23 shkurt 2026 (MIA) - Pa rrymë elektrike sot do të jenë një pjesë e Karposhit, Kisella Vodës dhe Butelit. 

Sipas EVN Maqedoni, nga ora 8 deri në orën 10 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës "Marko Krale" të lokalizuar rreth objektit nr. 51, në komunën e Butelit, ndërsa nga ora 08:35 deri në 11:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës "Radishanska".

Gjatë periudhës nga 08:30 deri në 10:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës Kozle, të lokalizuar pas fabrikës Replek në komunën e Karposhit, ndërsa në periudhën nga ora 12 deri në 16, një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës 1439 në lagjen Pintija në komunën e Kisella Vodës. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR