Pa ujë fshatrat Batincë dhe Lubosh
- Pa ujë mëngjesin e sotëm nga ora 9 do të jenë konsumatorët e fshatrave Batincë dhe Lubosh.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:00, 23 shkurt, 2026
Shkup, 23 shkurt 2026 (MIA) - Pa ujë mëngjesin e sotëm nga ora 9 do të jenë konsumatorët e fshatrave Batincë dhe Lubosh.
Siç njoftoi NP "Ujësjellësi dhe Kanalizime - Shkup, ndërprerja e furnizimit me ujë është për shkak të një defekti rrugor F-350mm në rrugën për në Kitkë në lagjen Draçevë dhe do të zgjasë deri në sanimin e defektit.
Foto: MIA