Arrestohet Artan Grubi
- Ish-zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i marrëdhënieve mes bashkësive, Artan Grubi sot në mëngjes është arrestuar në vendkalimin kufitar Bllacë.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:45, 23 shkurt, 2026
Shkup, 23 shkurt 2026 (MIA) - Ish zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Marrëdhënieve ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot në mëngjes është arrestuar në vendkalimin kufitar Bllacë.
"Sot (23.02.2026) në orën 06:10 në Vendkalimin kufitar Bllacë, në hyrje të vendit, është privuar nga liria Artan Grubi (48), i cili ishte i kërkuar me fletëarrest ndërkombëtar për hetimin për vepër të kryer penale sipas nenit 354 paragrafi 5 v.v. paragrafi3 v.v. pargrafi1 v.v. me nenin 22 nga KD", kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Grubi dyshohet për veprën "mashtrim në Lotarinë shtetërore", ku së bashku me Përparim Bajramin "dyshohen për krim prej tetë milionë eurove" përmes porosisë së aparateve VLT. ab/
Foto: МIА arkivi