• e hënë, 23 shkurt 2026

Temperatura të ulëta në mëngjes, gjatë ditës mot i kthjellët me temperatura deri në 16 gradë 

Temperatura të ulëta në mëngjes, gjatë ditës mot i kthjellët me temperatura deri në 16 gradë 

Shkup, 23 shkurt 2026 (MIA) - Në vend këtë mëngjes janë matur temperatura nën zero, por sinoptikët për sot parashikojnë mot të kthjellët me temperaturë maksimale deri në 16 gradë.

Temperatura më e ulët e mëngjesit është matur në Berovë dhe Kodrën e Diellit (-5 gradë), si dhe në Hanet e Mavrovës, Demir Kapij, Krushevë, Kriva Pallankë dhe Shkup-Petrovec, ku janë matur -4 gradë. Në Strumicë, Pretor, Shtip dhe Prilep janë matur -3 gradë, ndërsa në Veles, Ohrër, Tetovë dhe Vinicë -2 gradë. Në Zajçev Rid në Shkup, Pozharan dhe Topollçan janë matur -1 gradë, ndërsa në Gjevgjeli zero gradë.

Sinoptikët parashikojnë se moti deri në fund të javës do të jetë me diell. Sot, në pjesët perëndimore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga jugu, ndërsa në pjesët lindore nga drejtimi verilindor. Temperatura maksimale do të jetë në interval nga 9 deri në 16 gradë.

Në Shkup, në mëngjes moti do të jetë kryesisht i vranët, ndërsa pasdite me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura maksimale do të arrijë 11 gradë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR