Azeski në Këshillin ndërkombëtar të Fakultetit ekonomik në Lubjanë, më së miri i renditur nga rajoni në Listën e Shangait
- Kryetari i Odës ekonomike, Branko Azeski më 8 mars 2026 në Lubjanë do të promovohet anëtar i këshillit ndërkombëtar këshilldhënës të Fakultetit ekonomik pranë Universitetit në Lubjanë, thuhet në kumtesën nga Oda ekonomike, të cilën MIA e publikon në formë integrale.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:36, 23 shkurt, 2026
Shkup, 23 shkurt 2026 (MIA) - Kryetari i Odës ekonomike, Branko Azeski më 8 mars 2026 në Lubjanë do të promovohet anëtar i këshillit ndërkombëtar këshilldhënës të Fakultetit ekonomik pranë Universitetit në Lubjanë, thuhet në kumtesën nga Oda ekonomike, të cilën MIA e publikon në formë integrale.
Kjo është edhe një mirënjohje e përpjekjeve tona për të vendosur lidhje mes shkencës dhe biznesit, tha Azeski për zgjedhjen në këtë funksion prestigjioze në shoqëri të shumë emrave të shquar nga sfera universitare dhe e biznesit, prof. Ana Paula Afrikano S. Silva pranë Universitetit në Porto; prof. Ana Blombek, fakulteti ndërkombëtar për biznes në Jensheping; prof. Hana Holms, universiteti i qytetit në mançester; Paola Papanikollau, grupacioni bankar Intesa Sanpaolo; prof. Markus Rudolf, fakkulteti për menaxhment; "Oto Bajshajm", Dyseldorf; prof. Rupsert Zausgruber, rektor i Universitetit të Vjenës për ekonomi dhe biznes; janez Shkrabec, menaxher i përgjithshëm i Riko d.o.o., Slloveni; Branko Zibret, Kearney, Austri.
Fakulteti ekonomik në Libjanë është një prej institucioneve më me ndikim dhe kryesorë të arsimit të lartë në sferën e arsimit dhe veprimtarisë shkencore të ekonomisë dhe biznesit në Slloveni dhe rajonit më gjerë, i cili krijon liderë, inovatorë dhe strategë të ardhshëm. Fakulteti ekonomik në Lubjanë fokusohet në hulumtim duke organizuar mbi 30 seminare shkencore hulumtuese dhe konferenca në vit, rezultatet e të cilave publikohen në revista kryesore shkencore në botë. Laboratoret mundësojnë hulumtim në ekonomi, financa dhe psikologji duke e hapur derën drejt zgjidhjeve të reja për të ardhmen.
Universiteti në Lubjanë është i universiteti i vetëm slloven që renditet në mesin e 500 universiteteve më të mira në botë, sipas Renditjes akademike të universiteteve botërore (ARWU), më mirë e njohur si Lista e Shangait, sipas disa kritereve, mes të cilëve fituesi të çmimit Nobel, studiues të cituar, indekse të citimeve, punime të botuara në organizata shkencore (Nature and Science), etj. që nga viti 2003. Fakulteti i Ekonomisë në Lubjanë është nominuar në vendin e 60-të në Listën e Shangait. ab/
Foto Oda ekonomike