• e enjte, 17 tetor 2024

Shqipëri: Deputetët që i vunë zjarrin karrigeve të kompensojnë dëmin mbi 7.7 mijë euro

Shqipëri: Deputetët që i vunë zjarrin karrigeve të kompensojnë dëmin mbi 7.7 mijë euro

Tiranë, 16 tetor 2024 (MIA) - Deputetët demokratë të opozitës do të duhet të paguajnë një shumë prej 764.922 lekë (12.657 euro) për shkatërrimin e karrigeve, duke i djegur para Kuvendit të Shqipërisë, si dhe duke dëmtuar inventarin tjetër, më 30 shtator.

"Grupi për kontroll dhe  revizion të dëmeve, i krijuar nga vetë Kuvendi, ka përfunduar bilancin e gjendjes. Dëmi material i shkaktuar llogaritet në 1.253.124 lekë (12.658 euro), por pas zbritjes së përqindjes së amortizimit, shuma përfundimtare është 764.922 lekë (7726 euro). Mjetet duhet të paguhen brenda datës 20 nëntor, në të kundërtën do t'u ndalohet paga", sqarohet në vendim.

Në bazë të videove dhe fotove, të cilat janë marrë si provë shtesë, në dëmtimet, djegia e karrigeve, prishja e mikrofonave, dyerve dhe foltores, dëmi i shkaktuar duhet të kompensohet nga katër deputetë.

Kështu, koordinatori i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, duhet të kompensojë dëmin prej 2.113 euro, deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i partisë Flamur Noka dhe deputeti Bledion Nalbati nga 1.893 euro, ndërsa deputetja Elda Hoti 1.825 euro.

Paraprakisht deputetët të cilët shkaktuan kaos në seancën plenare më 30 shtator, dhe dogjën qindra karrige para godinës së Kuvendit, Sekretariati për Etikë pranë Kuvendit shqiptar i përjashtoi nga puna prej 10 ditë deri në dy muaj. Jashtë Kuvendit dy muaj janë Noka, Bardhi dhe Nalbati, Për deputetin Edi Paloka kjo masë ndëshkuese ishte 10 ditë, ndërsa 20 të tjerët janë përjashtuar për 40 ditë. Për të gjithë ata dhe 19 deputetë të tjerë është dorëzuar kallëzim penal në Prokurori për shkatërrim të pronës shtetërore. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR