• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zelenski prezantoi Planin për fitore në samitin e BE-së

Zelenski prezantoi Planin për fitore në samitin e BE-së

Bruksel, 17 tetor 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot ka prezantuar Planin për fitore në samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Siç transmeton Ukrinform, Zelenski në detaje ka prezantuar pesë pikat e planit të paqes së Ukrainës për fitore të cilat dje i prezantoi në Radën supreme.

Plani i fitores përfshin pesë pika: e para është gjeopolitike, e dyta dhe e treta janë ushtarake, e katërta është ekonomike dhe e pesta e sigurisë. Katër pikat e para i referohen kohës së luftës, derisa e fundit i referohet kohës pas përfundimit të luftës, "për të parandaluar një invazion të ri".

Zelenski u bëri thirrje dhe liderëve të Bashkimit Evropian që t'i japin Ukrainës 35 miliardë euro sa më shpejt të jetë e mundur.

"Vendimi juaj politik për të ndarë 35 miliardë euro për Ukrainën si pjesë e rezolutës së G7 në lidhje me 50 miliardë dollarë mjete të ngrira ruse është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe duhet të zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur. Rusia duhet të paguajë për dëmin e shkaktuar. Së bashku duhet t'i afrohemi paqes", tha Zelenski.

Këshilli i BE-së me 9 tetor ra dakord t'i sigurojë Ukrainës ndihmë në vlerë prej 35 miliardë euro si dhe një mekanizëm të ri i cili do ta ndihmojë Ukrainën të paguajë hua deri në 45 miliardë euro. rq/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR