• e martë, 24 dhjetor 2024

Jotova: Bullgarisë i nevojitet qeveri e fuqishme politike, qeveria eksperte nuk është zgjidhje

Jotova: Bullgarisë i nevojitet qeveri e fuqishme politike, qeveria eksperte nuk është zgjidhje

Sofje, 17 tetor 2024 (MIA) – Duhet të kemi qeveri të fuqishme politike, qeveri eksperte nuk është zgjidhje, deklaroi sot nënkryetarja e Bullgarisë, Iliana Jotova, informon BTA.

"Me kujdes i ndjek të gjitha debatet parazgjedhore dhe porositë nga ana e forcave politike. Sa më shumë që i ndjek, aq më shumë bindem që duhet të kemi qeveri të fuqishme politike, me përgjegjësi të qartë nga partitë politike. Qeveria eksperte nuk është zgjidhje", vlerëson Jotova. 

"Gjithmonë në krizë, veçanërisht aq të thellë sa kemi qenë prej katër vitesh, me këtë destabilitet dhe vend të bllokuar, për mua është më e rëndësishme që të ketë një qeveri politike përgjegjëse. Çdo zgjidhje tjetër do të thotë fshehje prapa skenave, marrëveshjeve dhe kompromiseve", komentoi nënkryetarja e Bullgarisë. fc/

Fotografia: BTA

QËNDRONI TË LIDHUR