• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mishel: BE-ja do ta përshpejtoj mbështetjen për Ukrainën, e ardhmja e vendit është në Union

Mishel: BE-ja do ta përshpejtoj mbështetjen për Ukrainën, e ardhmja e vendit është në Union

Bruksel, 17 tetor 2024 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, deklaroi sot se liderët e BE-së gjatë Samitit në Bruksel do të bisedojnë për atë se si të përshpejtohet mbështetja për Ukrainën dhe njoftoi se BE-ja është në anën e Ukrainës dhe se e ardhmja e saj është në Union. 

"BE-ja është në anën tuaj aq sa është e nevojshme. E dimë se ju nevojitet mbështetje më e madhe, ndihmë më e madhe ushtarake dhe financiare. Kjo është urgjente", tha Mishel duke iu drejtuar gazetarëve para fillimit të samitit të Këshillit Evropian, së bashku me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski. 

Nga ana tjetër, Zelenski vuri në dukje rreziqet e ardhjes së dimrit në kohë lufte dhe tha se Ukraina ka nevojë urgjente për ndihmë në fushën e mbrojtjes ajrore. "Gjithmonë është e rrezikshme kur vjen dimri. Prandaj duhet të përgatitemi", theksoi Zelenski para fillimit të Samitit.

Pak më vonë, gjatë samitit të liderëve të BE-së, Zelenski prezantoi "Planin e fitores" ndërsa liderët, përveç situatës në Ukrainë, do të diskutojnë edhe për Lindjen e Mesme, konkurrencën, migrimet dhe politikën e jashtme. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR