• e hënë, 14 tetor 2024

Shefi i diplomacisë britanike në takim me kolegët e BE-së për shkak të "rivendosjes së marrëdhënieve" pas Bregzitit

Shefi i diplomacisë britanike në takim me kolegët e BE-së për shkak të

Luksemburg, 14 tetor 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë britanike Dejvid Lami sot deklaroi se vendimi i tij për të marrë pjesë në mbledhjen e homologëve të tij nga Bashkimi Evropian në Luksemburg paraqet edhe një hap të rëndësishëm në "rivendosjen e marrëdhënieve" me BE-në pas Bregzitit. 

"Ky është moment historik që shënon rivendosjen e marrëdhënieve tona me Bashkimin Evropian", tha Lami pas arritjes në Luksemburg. 

"Siguria e Britanisë dhe Evropës është e pandashme", theksoi ai. 

Lami do të marrë pjesë në grupin e 27 ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në diskutimin në Luksemburg për Lindjen e Mesme dhe luftën në Ukrainë, njofton Forin Ofisot në kumtesën për shtyp.  

Ministri britanik i Punëve të Jashtme nuk mori pjesë në takimin e tillë të BE-së tashmë dy vite, por Qeveria e re britanike po përpiqet për përmirësimin e marrëdhënieve me Unionin. qa/

Foto: arkivi 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR