• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sela: Gjykata Themelore në Tetovë solli vendim që unë jam kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Sela: Gjykata Themelore në Tetovë solli vendim që unë jam kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Shkup, 3 prill 2024 (MIA) - Ziadin Sela në konferencën e sotme për media deklaroi se Gjykata Themelore në Tetovë dje ka sjell vendim me të cilin ai legjitimohet si kryetar i partisë Aleanca për Shqiptarët.

"Të kumtoj se përfundimisht Gjykata Themelore në Tetovë ka vendosur se kush është përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët. Ky vendim është shumë i rëndësishëm për ne. Është e vërtetë se vulat që përfaqësojnë partinë janë vetëm një simbol, por nga ana tjetër është shumë e rëndësishme. Ky moment është një nga hallkat e kundërshtarëve tanë që Aleanca për Shqiptarët të mbetet pa asnjë zgjidhje politike në këtë situatë kur tashmë jemi thelluar në procesin zgjedhor dhe Aleanca për Shqiptarët të mos përfaqësohet siç duhet dhe të mos merr pjesë në këtë garë politike", tha ai.

Sipas Selës, ky vendim është i rëndësishëm për ta, sepse tashmë është e qartë se kush është përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët dhe tashmë është e qartë për të gjithë se Aleanca për Shqiptarët është e gatshme politikisht të marrë pjesë në zgjedhje dhe të sjellë rezultate të mira në zgjedhje.

Duke komentuar deklaratat e përfaqësuesve të Aleancës për Shqiptarët nga krahu i Arben Taravarit se do ta ankimojnë vendimin e gjykatës, Sela theksoi se të gjithë kanë të drejtë ta ankimojnë vendimin, por, siç shton ai, “në vendim thuhet se pranohet kërkesa e kongresit që kryetar i partisë të jetë pikërisht ai”.

"Nuk ka të bëjë me kontest mes meje dhe Taravarit, por ka të bëjë me kërkesën e kongresit, që ai të jetë kryetar i partisë. Vendimi i Gjykatës Themelore në Tetovë përfundimisht e ndërpreu qëllimet dashakeqe të ikanakëve, të cilët ikën me qëllimin për ta rrënuar këtë strukturë politike dhe këtë vlerë politike për qytetarët këtu në Maqedoninë e Veriut”, tha Sela.

Ai ka thënë se kanë dorëzuar listat për deputetë si pjesë e Frontit Evropian.

"Po i kemi dorëzuar. Ne jemi pjesë e Frontit Evropian. Tashmë e kam sqaruar se plani ishte të vihemi në situatë të padëshirueshme si parti politike dhe nga ky aspekt kam sqaruar për opinionin se vendimin që morëm ishte të zgjidhnim njërën nga dy mundësitë. Në atë situatë kemi mundur të bojkotojmë ose të mos marrim pjesë në zgjedhje ose të bashkohemi në një koalicion për të marrë pjesë në zgjedhje", ka thënë Sela.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR