Nga nesër reshje shiu dhe ulje temperaturave
- Ditët në vijim do të jenë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut. Vende-vende reshjet do të jen më të dendura, ndërsa për shkak të zbritjes së masës fë ftohtë të ajrit, në zonat malore dhe në disa nga vendet më të larta do të ketë kushte që reshjet të shndërrohen në borë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 19:33, 16 mars, 2026
Shkup, 16 mars 2026 (MIA) - Ditët në vijim do të jenë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut. Vende-vende reshjet do të jen më të dendura, ndërsa për shkak të zbritjes së masës fë ftohtë të ajrit, në zonat malore dhe në disa nga vendet më të larta do të ketë kushte që reshjet të shndërrohen në borë.
Siç informon DPHM, nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shira lokale, të cilat vende-vende do të jenë më të dendura. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja, e cila do të jetë më e theksuar përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -1 deri në 4, ndërsa ajo maksimale nga 11 deri në 15 gradë.
Në Shkup paradite moti do të jetë me vranësira, ndërsa pasdite me kushte për reshje të lehta shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtini juglindor. Temperatura minimale do të bjerë në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 13 gradë.
Të mërkurën dhe të enjten do të fryjë erë mesatare, vende-vende por herë pas here e fortë nga drejtimi lindor dhe verilindor, ndërsa nga e premtja do të fryjë erë veriore. Temperatura gjatë ditës do të ketë tendencë të ulet.
Foto: Arkivi i MIA-s