Mickoski: Edhe krahas vëllimit më të madh historik të krizës, Qeveria po përballet në mënyrë mjaft të qëndrueshme
- – Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se edhe krahas uljes së çmimit të naftës dhe derivateve të naftës sfidat me çmimet e karburanteve mbeten dhe ndiqen në bazë ditore. Thekson se Qeveria po përballet në mënyrë të qëndrueshme edhe krahas, siç deklaroi sot, vëllimit më të madh historik të krizës.
- Post By Fitore Curri
- 14:22, 9 prill, 2026
Shkup, 9 prill 2026 (MIA) – Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se edhe krahas uljes së çmimit të naftës dhe derivateve të naftës sfidat me çmimet e karburanteve mbeten dhe ndiqen në bazë ditore. Thekson se Qeveria po përballet në mënyrë të qëndrueshme edhe krahas, siç deklaroi sot, vëllimit më të madh historik të krizës.
Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në Strugë, potencoi se kemi mjaftueshëm rezerva, nuk ka paralajmërim për çfarëdo lloj pengesash në furnizim dhe se nuk planifikohet kufizim për furnizimet e karburanteve për vendet fqinje.
“Dje u regjistrua ulje e çmimit të naftës dhe derivateve të naftës në bursat botërore për afërsisht 20 dollarë për fuçi, ai çmim është ende sot, midis 95 dhe 97 dollarë për fuçi. Kjo është shumë më e lartë se çmimi para krizës, i cili varionte midis 65 dhe 70 dollarëve, dikur ishte madje 60 dollarë, por nuk është 120 dollarë siç ishte. Ndërsa produktet amerikane VTI dhe Brent. Pra, në bazë ditore, ne subvencionojmë përmes normës së reduktuar të TVSH-së nga 18 në 10 për qind, dhe në përputhje me vendimin e fundit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, kemi ulje të akcizave prej 4 denarë për litër për naftën dhe dy denarë për litër për karburantet pa plumb”, deklaroi Mickoski.
Ai tha se kërkesa në pompat e benzinës në vend është rritur dhe se në ditë të caktuara tejkalon mbi dy milionë litra. “Kjo është ajo që është, ne po i monitorojmë sfidat çdo ditë, do të ketë sfida, edhe nëse e gjithë kjo përfundon nesër do të kemi efekt që do të zgjasë sepse kapacitetet prodhuese në Gjirin Persik, kryesisht Kuvajt, Irak, Iran, Arabi Saudite, Bahrejn dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dëme serioze, disa të përhershme, disa të pjesshme dhe ka mungesë ditore prej rreth 12 milionë fuçish. Tani nëpër ngushticë kalonin tankerë, midis 7 dhe 10 në ditë, ndërsa në një periudhë të caktuar ndoshta edhe më shumë, dhe para krizës ato ishin midis 50 dhe 100. Kryetari i Agjencisë Botërore të Energjisë tha se krizat e naftës të viteve 1973, 1979 dhe 2022 së bashku janë me intensitet më të dobët se kjo”, tha Mickoski.
Ka sfida, theksoi ai, por për ne, për qytetarët dhe për biznesin është e rëndësishme që të kemi sasi të mjaftueshme të naftës dhe karburanteve të tjera dhe derivateve të naftës si në tubacionin që e lançuam në fillim të vitit që lidh rafinerinë OKTA me Portin e Selanikut, ashtu edhe në rezervat shtetërore. “Deri më tani, nuk kemi njoftuar për ndërprerje në sektorin e furnizimit, nuk planifikojmë të vendosim kufizime. Në këtë mënyrë, po i ndihmojmë edhe fqinjët tanë sepse disa aeroporte nga vendet fqinje marrin kerozinë nga ne. Një pjesë e madhe e qytetarëve në vendet fqinje furnizohen me benzinë dhe naftë nga pompat tona të benzinës. Disa pompa benzine kanë rritur konsumin, kështu që tani për tani, pavarësisht shkallës historikisht më të madhe të krizës, ne si qeveri po përballemi në mënyrë mjaft të qëndrueshme”, tha Mickoski. fc/
Foto: MIA