• e martë, 17 mars 2026

Duhet të investohet shumë në kapacitetet e armatës dhe në kuadrin ekspert dhe profesional, konsideron Misajllovski

Duhet të investohet shumë në kapacitetet e armatës dhe në kuadrin ekspert dhe profesional, konsideron Misajllovski

 Shkup, 16 mars 2026 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski konsideron se duhet të investohet shumë në kapacitetet e armatës. Infrastruktura duhet të rinovohet, por është i nevojshëm edhe kuadër profesional dhe i kualifikuar - pilotë, teknikë, mekanikë, mjekë,....

 Siç tha sonte, është i nevojshëm investimi në teknologji të re dhe modernizimi i Armatës.

 Paralajmëroi edhe trajnime për helikopterët e rinj, si dhe trajnime për të punësuarit në Ministri në vende të tjera.

 "Duhet ta rinovojmë infrastrukturën. Shumë kazerma më parë u janë dhënë komunave dhe disa prej tyre janë shitur, toka është shitur. Ato kapacitete nuk janë. Po shqyrtohet trajnimi i pilotëve, por nevojiten edhe mjekë, teknikë, mekanikë, të gjitha llojet e kuadrit cilësor. Do të shpallen vende të ndryshme pune dhe kushdo që gjendet është i mirëpritur. Njerëzit më profesionistë janë në Armatë, prej tyre mund të mësohet shumë, ata mund t'i orientojnë të rinjtë drejt disiplinës, drejt një jete të shëndetshme. Do të ketë kuadër të ri, të freskët edhe në Ministri, i bëj thirrje të gjithëve të ndjekin, të aplikojnë, kushtet, pagat do të përmirësohen. Vazhdimisht do të bisedojmë për kushte më të mira", tha Misajllovski në emisionin "Pro ose kundër" në TV Alfa.

 Ministri përkujtoi situatën që trashëgoi kur mori detyrën, duke theksuar se po punon me përkushtim maksimal për të përmirësuar situatën në Ministri dhe në Armatë. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR