• e martë, 17 mars 2026

Mucunski: Pas tragjedisë në Koçani, ndihma nga vendet e huaja ishte një konfirmim i fortë se kemi miq në të gjithë botën

Mucunski: Pas tragjedisë në Koçani, ndihma nga vendet e huaja ishte një konfirmim i fortë se kemi miq në të gjithë botën

 Shkup, 16 mars 2026 (MIA) - Pas tragjedisë në Koçan, ndihma nga vendet e huaja ishte një konfirmim i fortë se kemi miq në të gjithë botën - miq që e kuptojnë dhimbjen tonë dhe bashkëndjejnë me tragjedinë, shkroi sonte në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

 Ai shprehu mirënjohje të sinqertë për të gjitha vendet që ofruan mbështetje të fortë dhe në mënyrë joegoiste për trajtimin e pacientëve maqedonas jashtë vendit, por edhe për trajtimin e pacientëve në vendin tonë.

 "Është një gjest i fortë humanizmi dhe solidariteti që shteti ynë do ta kujtojë përgjithmonë", thekson ministri Mucunski.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR