• e mërkurë, 14 gusht 2024

Rusia: Për një kohë të gjatë i ndërpresim negociatat paqësore

Rusia: Për një kohë të gjatë i ndërpresim negociatat paqësore

Moskë, 14 gusht 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë njoftoi sot se për shkak të sulmeve të Ukrainës në rajonin e Kurskut, po i ndërpret negociatat e paqes për një kohë të gjatë.

Përfaqësuesi special i MPJ-së ruse, Rodion Miroshnik, ka theksuar se vendimi për ndërprerjen e negociatave për paqen është marrë me vetëdije.

"Dronët sulmojnë ose vrasin civilë për të mbjellë frikë në shoqërinë civile, krijojnë konfuzion, pakënaqësi dhe përpiqen të shkaktojnë një lloj fermentimi në shoqërinë ruse. Përpjekja për të kryer një sulm terrorist në drejtim të Kurskut, përdorimi i metodave të reja, na bën të shtrëngojmë dhëmbët dhe të marrim të gjitha masat për të ndëshkuar autorin, për të ndëshkuar agresorin që cenon popullin tonë, territoret tona", theksoi Miroshnik.

Ndërkohë, Garda Kombëtare Ruse (Rosgvardia) tha se kishte marrë përsipër sigurinë në centralin bërthamor Kursk.

"Masa të veçanta po merren në mënyrë aktive për të luftuar dronët. Njësitë Rosgvardia kryejnë zbulim në terren, monitorojnë lëvizjen e armikut, identifikojnë pozicionet e fshehura të Forcave të Armatosura të Ukrainës, përshtatin zjarrin e artilerisë, kryejnë shpërthime në distancë të pozicioneve të forcave ukrainase", thuhet në deklaratën e Rosgvardia. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR