• e shtunë, 06 korrik 2024

Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup të premten dhe të shtunën

Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup të premten dhe të shtunën

Shkup, 20 qershor 2024 (MIA) - Me 21 dhe 22 qershor, të premten dhe të shtunën me rastin e festës fetare Dita e Shpirtrave, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në qytet.

"Përkatësisht, nesër nga ora 06.00 (21.06.2024) dhe pasnesër (22.06.2024) qarkullimi drejt varrezave të qytetit të Butelit do të zhvillohet në një kahe, gjegjësisht të gjitha automjetet do të lëvizin në rrugën "Butelska", majtas "Rruga Aleksandar Urdarevski", majtas në rrugën "Boca Ivanova" dhe djathtas në hyrje të varrezave të Butelit dhe për të dalë nga varrezat, djathtas në rrugën "Boca Ivanova", deri në rrethrrotullimin në rrugën "Butelska", pastaj majtas përgjatë rrugës "Butelska" dhe djathtas përgjatë rrugës “Kemal Sejfulla”, informojnë nga MPB.

Regjim i posaçëm i komunikacionit do të vendoset edhe në afërsi të varrezave Kamnik dhe Gjorçe Petrov.

MPB apelon deri te qytetarët që të respektojnë urdhrat e nëpunësve të policisë në rrugët që përshihen nga regjimi i posaçëm i qarkullimit.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR