• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Janevska: Shteti i ka simbolet e veta, ato mësohen në shkolla dhe të gjithë duhet t'i respektojmë

Janevska: Shteti i ka simbolet e veta, ato mësohen në shkolla dhe të gjithë duhet t'i respektojmë

Shkup, 6 korrik 2024 (MIA) - Shteti ka simbolet e veta - himnin, flamurin dhe do të thoja një gjuhë të përbashkët që duhet të jetë mjet komunikimi dhe mirëkuptimi. Fatkeqësisht, na ndodh që fëmijët nuk mund ta kuptojnë njëri-tjetrin. Dhe nëse nuk e kuptojnë njëri-tjetrin, atëherë nuk mund të ndajnë një jetë të përbashkët, gëzime të përbashkëta, suksese por dhe trishtim të përbashkët. Nuk duhet të jetë kështu, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

"Maqedonia është shtet i popullit maqedonas dhe i të gjitha etnive të tjera që jetojnë këtu. Synimi i Qeverisë është që të jemi të gjithë të barabartë dhe ta ndjejmë atë si vendin tonë. Apeloj që në vend që individët të merren me gjëra që mund të irritojnë apo lëndojnë dikë, të bëjmë një konsensus dhe të punojnë së bashku për arsim më të mirë, shëndetësi, ekonomi, turizëm e kështu me radhë, tha Janevska në një intervistë televizive, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ishte korrekt vendimi i këshillit i komunës së Velesit që mësimi në shkolla nga 1 shtatori të fillojë me intonimin e himnit të Maqedonisë.

Ministrja e Arsimit Janevska thekson se arsim cilësor nuk mund të sigurohet me improvizime dhe për këtë duhet një sistem stabil që nuk do të ndryshojë çdo disa vjet, me çdo ndryshim të qeverisë apo ministrit.

"Fatkeqësisht edhe unë jam në një situatë ku më duhet të bëj ndryshime urgjente, në drejtim të sigurimit të një procesi të mbarë edukativ. Kjo tingëllon disi e tmerrshme në mesin e qytetarëve që justifikohen të kenë frikë kur përmendet reforma. Por premtoj se në të ardhmen asgjë nuk do të bëhet me forcë dhe pa konsultim me palët e interesit në sistemin arsimor, tha Janevska në emisionin “Magazin” në TV Sitel.

Ministrja tha gjithashtu se këto ditë po nënshkruan pagesën e ndihmës financiare për nxënësit e kategorive të rrezikuara sociale, për muajt janar, shkurt dhe mars, të cilat nuk janë paguar nga qeveria e kaluar.

Nuk e kuptoj pse, kur kishte mjete të mjaftueshme për artikullin përkatës. Ky është një shembull i thjeshtë se deri ku ka shkuar papërgjegjshmëria ndaj qytetarëve, tha Janevska, duke shtuar se ka shumë probleme të kësaj natyre që janë akumuluar ndër vite, ndërsa në fakt kanë mundur të evitohen.

Ai theksoi se ndër prioritetet kyçe është sigurimi i teksteve dhe planprogrameve cilësore, ndërsa iu referua kujdesit ndaj mësimdhënësve dhe ngritjes së nivelit të gjithëpërfshirjes në arsim. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR