• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MPB: Ka baza për dyshim për autorin e mundshëm të vrasjes në Tetovë

MPB: Ka baza për dyshim për autorin e mundshëm të vrasjes në Tetovë

Tetovë, 6 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme sot informoi se pas vrasjes së djeshme të R. T. (39) në rrugën “Shtipska” në Tetovë kanë baza dyshimi për autorin e mundshëm. Dje është raportuar për vrasjen në orën 20:35, pas së cilës policia në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë ka formuar një ekip, i cili ka bërl inspektim të rrugës “Shtipska në Tetovë” pas së cilës janë evidentuar provat dhe gjurmët.

"Janë marrë gjurmë për ekspertizë, si dhe automjeti në të cilin ndodhej R.T, i cili është dërguar për përpunim kriminalistik-teknik, ndërsa trupi i tij me urdhër të prokurorit publik është dorëzuar për autopsi. Nga inspektorët janë zhvilluar biseda zyrtare me persona-dëshmitarë të mundshëm të ngjarjes, janë kryer kontrolle shtesë, pas së cilës tashmë ekzistojnë baza për dyshime për autorin e mundshëm të krimit, është lëshuar shkresë qëndrore për privimin e tij nga liria dhe vazhdojnë masat intensive operativo-teknike dhe aktivitetet për zbardhjen e plotë të rastit", kumtoi sot MPB-ja.

Prokuroria Publike më herët sot informoi se prokurori i Tetovës ka dhënë urdhër për autopsi të të vrarit, si dhe për  sigurimin e incizimeve nga videombikëqyrja, ndërsa automjeti dhe gjurmët e tjera janë marrë për ekspertizë.

Pas vrasjes së djeshme, sipas informacioneve të MPB-së, në hapësirat e SPB Tetovë është mbajtur një takim pune, ku kanë marrë pjesë udhëheqësia e SPB Tetovë, policisë kriminalistike, kriminalitetit ekonomik dhe stacioni policor Tetovë, ku janë dhënë udhëzime të sakta për veprime të mëtejshme.

Mbrëmë në ora 20 e 35 minuta në SPB Tetovë është denoncuar vrasja e një burri, për të cilin, sipas informatave të para nga vet vendi i ngjajres, kuptohet se ka qenë rreth 40-vjeçar. Sipas informatës së parë të SPB Tetovë, ndaj këtij personi është shtënë derisa ka qenë në automjet. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR