• e shtunë, 06 korrik 2024

QMK: Banorët e Kumanovës të mos pinë ujin nga NP "Ujësjellësi"

QMK: Banorët e Kumanovës të mos pinë ujin nga NP

Kumanovë, 22 maj 2024 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) paralajmëron banorët e Kumanovës që të mos pinë ujë të pijshëm nga ujësjellësi pasi është i turbullt nga reshjet e djeshme në Likovë.

QMK dhe Departamenti për koordinim sot në mëngjes kanë kërkuar koordinim ndërmjet institucioneve për tejkalimin e problemit të madh të furnizimit me ujë në qytetin e Kumanovës. Gjegjësisht, pas reshjeve të mëdha të shiut dhe breshrit dje në rajonin e Likovës, është shkaktuar rritje e nivelit të lumit Likovë, që ka ndikim në sistemin e ujësjellësit - në stacionin filtrues të NP "Ujësjellësi" Kumanovë.

"Sipas informacioneve nga përgjegjësi i stacionit të filtrimit bëhet fjalë për një sasi mbi 10.000 m3 ujë të turbullt që ndikon në procesin e pastrimit dhe dorëzimit të tij tek qytetarët. Për ato arsye, në sistemin e transmetimit të gazsjellësit është shfaqur turbullira e ujit dhe është ndërprerë shpërndarja për qytetarët, e cila me gjasë do të zgjasë gjatë gjithë ditës së sotme dhe nëse është e nevojshme deri në tejkalimin e situatës", theksojnë nga QMK-ja.

Nga QMK është kërkuar nga shërbimet inspektuese të Qendrës për shëndet publik nga Kumanova që të dalin në vendngjarje, të bëjnë inspektim, të marrin mostrat për analizë dhe të marrin vendim të duhur për veprime të mëtutjeshme.

Ndërkohë është njoftuar edhe komuna e Kumanovës për hapat e mëtutjeshme, në drejtim të ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve për tejkalimin e situatës në interes të qytetarëve dhe për momentin është vendosur komunikim me mediat me qëllim për të informuar qytetarët e Kumanovës.

Është lajmëruar se në orën 12.00 do të mblidhet Shtabi komunal me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të komunës së Kumanovës. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR