• e enjte, 25 korrik 2024

Presidenti i Izraelit ka pritur 40 minuta në aeroplan në Paris për "shkaqe sigurie“

Presidenti i Izraelit ka pritur 40 minuta në aeroplan në Paris për

Paris, 24 korrik 2024 (MIA) - Presidenti izraelit Isak Hercog dhe delegacioni i tij u lejuan të zbresin në aeroportin e Parisit pasi kaluan edhe 40 minuta në aeroplan "për shkaqe sigurie", tha zëdhënësi i presidentit.

Siç theksohet, "presidenti dhe delegacioni i tij zbritën dhe vazhduan orarin siç ishte planifikuar", por nuk u zbuluan detaje të incidentit, njoftuan mediat izraelite.

Gazeta “Vala” raportoi se në çatinë e aeroportit është vërejtur një person i dyshimtë në momentin e uljes së aeroplanit.

Delegacioni izraelit, i cili mbërriti në Paris për Lojërat Olimpike, ka rritur sigurinë mes kërcënimeve dhe thirrjeve që Izraeli të mos marrë pjesë për shkak të luftës kundër Hamasit në Gaza. mb/

Foto: MIA


  
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR