Policia në Tbilis shpërndau kampin e tendës së protestuesve të cilët kërkojnë zgjedhje të reja
- Policia në Tbilis herët në mëngjes shpërndau kampin e tendës së protestuesve që e vendosën në rrugën kryesore në shenjë proteste për shkak të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare muajin e kaluar dhe kërkojnë votim të ri.
- Post By Sara Ademi
- 11:59, 19 nëntor, 2024
Tbilis, 19 nëntor 2024 (MIA) - Policia në Tbilis herët në mëngjes shpërndau kampin e tendës së protestuesve që e vendosën në rrugën kryesore në shenjë proteste për shkak të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare muajin e kaluar dhe kërkojnë votim të ri.
Pas zgjedhjeve të mbajtura më 26 tetor partia Ëndrra gjeorgjiane mbeti në pushtet, por kundërshtarët pohojnë se votimi ishte manipuluar. Ajo parti e afërt me Rusinë në atë mënyrë siguroi mandatin e katërt në pushtet.
Shumë gjeorgjianë zgjedhjet i konsideronin si referendum për përpjekjen e vendit të inkuadrohet në Bashkimin Evropian. Prej atëherë u mbajtën disa protesta të mëdha.
Kur vendosën kamp tende, protestuesit premtuan se do të qëndrojnë 24 orë duke kërkuar zgjedhje të reja parlamentare.
Kur policia filloi t'i shpërndajë, nisi një përleshje dhe disa protestues u arrestuan. Disa nga protestuesit mbanin flamuj të Bashkimit Evropian.
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabiçvili i hodhi poshtë rezultatet zyrtare dhe beson se Gjeorgjia është viktimë e presionit rus që të mos inkuadrohet në Bashkimin Evropian. sa/
Foto: EPA