Podolak: Ukraina nuk do t'i pranojë kushtet e Putinit për fillimin e negociatave paqësore
- Ukraina nuk do t'i pranojë kushtet për fillimin e negociatave për ndërprerje të luftës, që i prezantoi presidenti rus Vlladimir Putin, deklaroi këshilltari i presidentit ukrainas Vollodimir Zelenski, Mihailo Podolak.
- Post By Sara Ademi
- 15:35, 14 qershor, 2024
![Podolak: Ukraina nuk do t'i pranojë kushtet e Putinit për fillimin e negociatave paqësore](https://new.mia.mk/images/20240614153532_big_730x400_16.webp )
Kiev, 14 qershor 2024 (MIA) - Ukraina nuk do t'i pranojë kushtet për fillimin e negociatave për ndërprerje të luftës, që i prezantoi presidenti rus Vlladimir Putin, deklaroi këshilltari i presidentit ukrainas Vollodimir Zelenski, Mihailo Podolak.
Ai e hodhi poshtë propozimin e Putinit, duke thënë se kjo nuk është përpjekje serioze për arritjen e marrëveshjes paqësore dhe se nuk është relevante për ç'farëdo lloj negociata.
Podolak shtoi se "nuk ka asnjë mundësi të gjendet kompromis" midis deklaratave të Putinit dhe kushteve për fund të luftës që i prezantoi Ukraina. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s