• e diel, 07 korrik 2024

Sunaku e pranoi humbjen e zgjedhjeve

Sunaku e pranoi humbjen e zgjedhjeve

 Londër, 5 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri britanik dhe lider i konservatorëve Rishi Sunak e pranoi humbjen e zgjedhjeve të djeshme parlamentare dhe ia uroi fitoren liderit të laburistëve Kir Starmer. 

 "Partia Laburiste fitoi në këto zgjedhje të përgjithshme dhe e telefonova Kir Starmerin për t'ia uruar fitoren", tha ai. Sunaku theksoi se pushteti do të ndryshojë "në mënyrë të rregullt dhe paqësore" dhe mori përgjegjësinë për humbjen në zgjedhje, raporton Skaj njuz. 

 "Populli britanik solli gjykim të qartë dhe unë e marr përgjegjësinë për humbjen. Për shumë kandidatë konservatorë të mirë dhe punëtorë që humbën sonte... Më vjen keq", shtoi kryeministri britanik në largim. 

 Laburistët fituan 410 nga 650 vende në Dhomën e Ulët të zgjedhjeve të djeshme të përgjithshme në Britaninë e Madhe, sipas sondazhit të daljeve, me çka mbaroi qeverisja 14 vjeçare e udhëhequr nga konservatorët. qa 

 

QËNDRONI TË LIDHUR