Autoritetet italiane e ngritën në shkallën më të lartë paralajmërimin për rrezik të vullkanit Stromboli
- Aktiviteti vullkanik në ishullin Stromboli, në veri të Sicilisë, i detyroi dje autoritetet italiane ta ngritin nivelin e alarmit nga portokallia në të kuqe, lajmëroi DPA.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:34, 5 korrik, 2024
Romë, 5 korrik 2024 (MIA) - Aktiviteti vullkanik në ishullin Stromboli, në veri të Sicilisë, i detyroi dje autoritetet italiane ta ngritin nivelin e alarmit nga portokallia në të kuqe, lajmëroi DPA.
Autoritetet lokale u bënë thirrje banorëve të ishullit t'i ndjekin udhëzimet e mbrojtjes civile.
Instituti nacional për gjeofizikë dhe vullkanologji (INGV) kumtoi se në Stromboli është regjistruar aktivitet i shtuar vullkanik. Vullkani aktiv në ishull hedhë llavë dhe hi në det, kumtoi instituti.
Në ishullin Stromboli vazhdimisht jetojnë disa qindra banorë. Shumë turistë udhëtojnë atje përmes detit nga toka italiane apo nga Sicilia për t'u ngitur në vullkan i cili është i lartë 920 metra dhe erupton rregullisht. ab/
foto: ЕPА