• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Laburistët fituan në zgjedhjet në Britani të Madhe - Kir Starmer do të jetë kryeministri i ri

Laburistët fituan në zgjedhjet në Britani të Madhe - Kir Starmer do të jetë kryeministri i ri

 Londër, 5 korrik 2024 (MIA) - Ndryshimet në Britaninë e Madhe fillojnë tani, deklaroi lideri i laburistëve, Kir Starmer, pasi partia e tij fitoi në zgjedhjet e djeshme duke i dhënë fund qeverisjes 14 vjeçare të konservatorëve. 

 Në fjalimin e tij pas fitore së Partisë Laburiste, kryeministri i ardhshëm Starmeri theksoi se ky mandat sjell përgjegjësi të madhe, por se me fitoren e laburistëve të tij "më në fund hiqet barra nga supet" e britanikëve. 

 "Në politikë asgjë nuk është e paracaktuar. Fitoret në zgjedhje nuk bien nga qielli - vështirë fitohen dhe për ta bëhet një luftë e vështirë", tha ai, raporton Skaj njuz. 

 Starmeri shtoi se "nuk do të jetë e lehtë" dhe i bëri thirrje popullit britanik që të kujtohet në fitoren e zgjedhjeve kur të bëhet e vështirë. 

 Sondazhet e daljes tregojnë se Laburistët e Starmerit fituan 410 nga 650 vendet në Dhomën e Ulët të Parlamentit britanik të zgjedhjeve të djeshme të përgjithshme në vend, me çka mbaroi qeverisja 14 vjeçare e konservatorëve. 

 Sipas sondazheve, partia Konservatore e kryeministrit Rishi Sunak do të marrë vetëm 131 vende, raportojnë mediat britanike. qa

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR