• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bi-Bi-Si: Pritet që Sunaku në orët e ardhshme edhe zyrtarisht të japë dorëheqje para mbretit Çarls

Bi-Bi-Si: Pritet që Sunaku në orët e ardhshme edhe zyrtarisht të japë dorëheqje para mbretit Çarls

 Londër, 5 qershor 2024 (MIA) - Pritet që kryeministri britanik Rishi Sunak, partia konservatore e të cilit pësoi humbje nga Laburistët në zgjedhjet e djeshme, në orët e ardhshme edhe zyrtarisht të japë dorëheqje para mbretit Çarls, njoftoi Bi-Bi-Si. 

Sunaku sot kthehet në Londër, ku së shpejti do të duhet të takohet me mbretin Çarls, pasi dje arriti të ruante vendin e tij parlamentar në Jorkshir.

Pas dorëheqjes së Sunakut, pritet që mbreti Çarls zyrtarisht të kërkojë nga lideri i Laburistëve, Kir Starmer të formojë qeveri. 

 Në përputhje me traditën, pritet që Sunaku shumë shpejtë ta lëshojë Dauning Stritin 10, për dallim nga vendet e tjera perëndimore ku transferimi i pushtetit po bëhet më ngadalë, shtoi Bi-Bi-Si. 

 Laburistët në zgjedhjet e djeshme të përgjithshme në Britaninë e Madhe fituan 410 nga 650 vende në Dhomën e Ulët të zgjedhjeve të djeshme të përgjithshme, tregon sondazhi i daljeve, me çka mbaroi qeverisja 14 vjeçare e  konservatorëve. qa

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR